Përqasja rajonale për reduktimin e rezervave
Rezervat e vjetruara, të tepërta dhe të paqëndrueshme të armëve konvencionale dhe municioneve përbëjnë kërcënimin e dyfishtë të përhapjes së paligjshme të tyre dhe shpërthimeve aksidentale, të cilat mund të çojnë në katastrofa humanitare dhe mund të destabilizojnë vende të caktuara ose rajone të tëra.
RASR inkurajon qeveritë e influencuara që të zhvillojnë një përqasje rajonale proaktive dhe të koordinuar për të siguruar dhe shkatërruar armët e vogla dhe të lehta, duke krijuar kapacitete lokale, duke ndarë praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra, si dhe duke bashkuar burimet për të maksimizuar efikasitetin e tyre. Qëllimi përfundimtar i nismës RASR është parandalimi i shpërthimeve katastrofike dhe devijimeve destabilizuese të armëve konvencionale dhe municioneve.
Që nga 2017, RASR financohet nga Bashkimi Evropian përmes Vendimit të Këshillit të tij 2016/2356/PPJS i miratuar më datë 19 dhjetor 2016.
«Ministrat e Mbrojtjes të Evropës Juglindore arritën në një konsensus mbi kërcënimet që paraqesin përhapja e paligjshme dhe shpërthimet aksidentale për sigurinë e qytetarëve të Evropës Juglindore, për shkak të akumulimit të armëve, municioneve dhe lëndëve eksplozive të vjetruara dhe/ose të tepërta, si edhe ndikimin e tyre negativ në gatishmërinë e mbrojtjes. Ministrat shprehën mirëkuptimin e tyre në lidhje me ndikimet negative që sjell ekzistenca e vazhduar e sasive të mëdha të armëve të vogla dhe të lehta në mjedisin e sigurisë së rajonit të Evropës Juglindore, si edhe vullnetin e tyre për të punuar për koordinimin e kontrollit dhe reduktimin e armëve të vogla dhe të lehta në rajon, me qëllim që të reduktohen ndjeshëm rreziqet që lindin nga lëvizja dhe përdorimi i pakontrolluar i armatimeve. Përveç kësaj, Ministrat e Mbrojtjes të Evropës Juglindore ritheksuan vullnetin e tyre për të bashkëpunuar dhe për t'u dhënë ndihmesë shteteve anëtare, me kërkesë të tyre, për shkatërrimin e rezervave të tepërta kombëtare të armëve konvencionale dhe municioneve, për forcimin e implementimit të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare, sa më shpejt dhe sa më sigurt që të jetë e mundur, në përputhje me procedurat e asgjësimit të sigurt, si dhe për sigurimin dhe menaxhimin e rezervave që mbeten për qëllime legjitime të mbrojtjes kombëtare.»
- Ekstrakt nga Deklarata e Përbashkët e Takimit të Mbrojtjes të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore, Tiranë, Shqipëri, 12 tetor 2010.
- Ekstrakt nga Deklarata e Përbashkët e Takimit të Mbrojtjes të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore, Tiranë, Shqipëri, 12 tetor 2010.