Përqasja rajonale për reduktimin e rezervave
Më 6 – 7 maj 2009, qeveria e Shteteve të Bashkuara organizoi një seminar në Zagreb të Kroacisë, për të nisur Përqasjen Rajonale për Reduktimin e Rezervave (RASR) për Evropën Juglindore. Seminari u ndoq nga përfaqësues të Ministrive të Mbrojtjes dhe Shtabeve të Përgjithshme të Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë; zyrtarë të qeverisë së SHBA-së nga Departamenti i Shtetit dhe i Mbrojtjes; si dhe përfaqësues të NATO-s, NAMSA-s, OSBE-së, PNUD-it. Gjithashtu morën pjesë përfaqësues nga EOD Solutions, Fondi Ndërkombëtar i Besimit për Çminimin dhe Asistencën ndaj të Aksidentuarve nga Minat (ITF), Qendra e Veprimit ndaj Minave, Qendra Rajonale për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë (Regional Center for Security Cooperation), Small Arms Survey, si dhe Zyra Qendrore e Evropës Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta – SEESAC (South East Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Weapons – SEESAC). Edhe Kosova dhe Maqedonia ishin të ftuara në seminarin e parë të RASR, por nuk morën pjesë, megjithëse mund të marrin pjesë në takime të ardhshme. Pjesëmarrësit identifikuan pesë çështje kryesore ku RASR mund të lehtësojë një koordinim më të madh mes aktorëve të përfshirë në reduktimin e armëve konvencionale:
1. Politika kombëtare dhe rajonale
2. Infrastruktura
3. Trajnimi, edukimi dhe formimi profesional
4. Ndarja e informacionit dhe e praktikave më të mira
5. Standardizimi
2. Infrastruktura
3. Trajnimi, edukimi dhe formimi profesional
4. Ndarja e informacionit dhe e praktikave më të mira
5. Standardizimi
Këto çështje do të shërbejnë si bazë për takimet e ardhshme të RASR. Pjesëmarrësit shprehën në mënyrë unanime dëshirën për të marrë pjesë në një seminar tjetër të RASR në vjeshtë.
1. Politika kombëtare dhe rajonale
Pjesëmarrësit identifikuan një numër çështjesh që kishin të bënin me politikën kombëtare dhe rajonale dhe programet të cilat kanë penguar një përqasje rajonale për reduktimin e rezervave. Këto përfshinin mungesën e mirëkuptimit dhe mbështetjes nga politikëbërësit kombëtarë, veçanërisht në legjislatura; ndryshimet dhe konfliktet në ligjet, politikat dhe rregulloret kombëtare; si dhe mungesën e koordinimit mes donatorëve që ka çuar në boshllëqe dhe mbulime të dyfishta të projekteve bilaterale dhe multilaterale. Ndjekjen e një përqasjeje rajonale e komplikojnë më tej nivelet e ulëta të besimit mes qeverive, nivelet e ulëta të angazhimit mes liderëve politikë dhe afatet e shkurtra kohore.
Për t'iu adresuar këtyre sfidave në planin afatshkurtër, pjesëmarrësit ranë dakord që shkatërrimi i armëve konvencionale duhej të jetë një pikë e përsëritur e axhendës gjatë konferencave të nivelit të lartë të Ministrave të Mbrojtjes dhe Shefave të Mbrojtjes në rajon.
2. Infrastruktura
Infrastruktura është një mjet tjetër nëpërmjet të cilit mund të lehtësohet përqasja rajonale. Pjesëmarrësit rekomanduan ndërtimin dhe/ose përditësimin e mjediseve; duke identifikuar mjediset që mund të shërbejnë si qendra rajonale asgjësimi; duke përmirësuar mirëmbajtjen e mjediseve dhe sistemeve të personelit; si dhe duke ndërmarrë operacione shtesë për reduktimin e rezervave. Pengesat për këto aktivitete janë kryesisht financiare; qeverive të rajonit u mungojnë fondet për projekte të mëdha infrastrukturore dhe stepen nga madhësia e konsiderueshme e sfidës. Ekziston gjithashtu një mungesë e informacionit të plotë mbi përmasat dhe përmbajtjen e rezervave në secilin vend në rajon. Qendrat rajonale të asgjësimit përballen me vështirësi të tjera ligjore që parandalojnë transportimin e armëve dhe municioneve përtej kufijve kombëtarë.
Për të përparuar me përmirësimet e infrastrukturës, pjesëmarrësit rekomandojnë kryerjen e një studimi për të identifikuar se si, ku, dhe sa mund të kursehen fondet përmes përpjekjeve të përbashkëta. Ata sugjeruan gjithashtu një studim për të vlerësuar aftësitë kombëtare në rajon dhe mënyrën se si mund të konsolidohen ato për të pasur kosto më efikase. (Për shembull, një vlerësim i tillë ekziston tashmë për Bosnjën.) Qeveritë e rajonit mund t'u japin përparësi projekteve me përfitime të profilit të lartë, siç janë evenimentet e asgjësimit ose përmirësimet e sigurisë së rezervave, për të sjellë shtysë dhe vullnet politik për përpjekjet e mëtejshme të reduktimit të rezervave.
3. Trajnimi, edukimi dhe formimi profesional
Trajnimi, edukimi dhe formimi profesional janë mjete të tjera të rëndësishme për adoptimin e një përqasjeje rajonale për reduktimin e rezervave. Përpjekje të tilla jo vetëm që shtojnë ekspertizën teknike në vend dhe në rajon, nxisin mirëkuptim më të madh dhe mbështetje nga politikëbërësit, dhe shtojnë aksesin në burimet kombëtare dhe rajonale, por trajnimi i përbashkët do të ndihmojë në ndërtimin e besimit mes ushtarakëve dhe ministrive të mbrojtjes të rajonit. Pengesat kryesore për aftësitë rajonale janë mungesa e njohurive dhe e koordinimit rajonal.
Fillimisht, të gjitha dokumentet dhe udhëzimet e praktikës më të mirë duhet të përkthehen në gjuhët e rajonit në mënyrë që të shtohet aksesi në informacion. Krijimi i një magazine qendrore për praktikat më të mira, mësimet e nxjerra dhe dokumentet e lidhura mund të përbënin një forum për ndarjen e informacionit dhe për bashkëpunim. Zhvillimi i programeve dhe mjediseve të përbashkëta të trajnimit jo vetëm që do të shkurtonte kostot, por do të ishte një instrument i rëndësishëm për ndarjen e njohurive dhe për ndërtimin e besimit. Rajoni mund të konsideronte përfshirjen e sigurisë fizike, menaxhimit të rezervave dhe asgjësimin e armëve konvencionale si pjesë të vazhdueshme të konferencave të nivelit teknik të zhvilluara për ekspertët në rajon.
4. Ndarja e informacionit dhe e praktikave më të mira
Pjesëmarrësit njohën nevojën për shkëmbim informacioni, transparencë në mekanizmat teknikë dhe të politikave, si dhe koordinim të zgjeruar rajonal të praktikave aty ku është e përshtatshme. Në planin afatshkurtër, pjesëmarrësit rekomandojnë një studim të përbashkët mbi aftësitë dhe procedurat specifike për Evropën Juglindore. Për të shtuar bashkëpunimin, rajoni mund të krijonte grupe informale pune në nivele të ndryshme në fushat teknike, të menaxhimit dhe politikave, për të ndarë praktikat në fushat specifike. Në planin afatgjatë, krijimi i një grupi informal me ekspertë qeveritarë do të përdorej për të konsoliduar dhe koordinuar këto praktika.
5. Standardizimi
Rajoni njohu nevojën për standarde të përbashkëta për klasifikimin e municioneve, sisteme të përbashkëta për mbikëqyrjen e municioneve, si dhe për pika kombëtare kontakti. Nivelet e ulëta të besimit mes qeverive dhe mungesa e koordinimit janë pengesa për këtë lloj ndarjeje informacioni. Gjithashtu do të jetë e vështirë edhe hyrja në ligjet dhe rregulloret e brendshme konfliktuale. Zyra Qendrore e Evropës Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC) mban një bazë të dhënash të pikave kombëtare të kontaktit përgjegjëse për politikat dhe programet për armët e vogla. Për të përmirësuar koordinimin në planin afatshkurtër, qeveritë duhet të bashkëpunojnë me SEESAC për të mbajtur një bazë të përditësuar të dhënash.
Në planin afatmesëm, do të sillte dobi zhvillimi i një studimi gjithëpërfshirës mbi atë se cilat pjesë të rezervave kombëtare duhet të klasifikohen sipas standardeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në planin afatgjatë, rajoni mund të krijonte një grup informal me ekspertë qeveritarë për të konsoliduar dhe koordinuar këto praktika.
Pikat e veprimit
Politika kombëtare dhe rajonale
- Bërja e asgjësimit të armëve konvencionale një pikë të vazhdueshme të rendit të ditës në konferencat periodike të nivelit të lartë të Ministrave të Mbrojtjes dhe Shefave të Mbrojtjes në rajon, siç është Karta e Adriatikut
- Ripërtëritja e Planit Rajonal të Zbatimit për Evropën Juglindore
- Organizimi i një samiti rajonal mbi këtë çështje
Infrastruktura
- Ndërtimi dhe/ose përditësimi i ambienteve
- Identifikimi i ambienteve që mund të shërbejnë si qendra rajonale
- Përmirësimi i mirëmbajtjes së ambienteve dhe sistemeve të personelit
- Kryerja e operacioneve shtesë për reduktimin e rezervave, veçanërisht të profilit të lartë të cilat do të sillnin shtysë dhe vullnet politik për përpjekje të mëtejshme për asgjësimin e armëve konvencionale dhe për sigurinë fizike dhe menaxhimin e rezervave
- Kryerja e një studimi për të identifikuar se si, ku, dhe sa mund të kursehen fondet përmes përpjekjeve të përbashkëta
- Kryerja e një studimi mbi aftësitë kombëtare dhe procedurat specifike për rajonin, për të gjetur mënyrën e konsolidimit të tyre për të pasur kosto më efikase.
Ndarja e informacionit dhe e praktikave më të mira
- Përkthimi i të gjitha dokumenteve dhe udhëzimeve të praktikave më të mira në gjuhët e rajonit
- Krijimi i një magazine qendrore për praktikat më të mira, mësimet e nxjerra dhe dokumentet e lidhura
- Krijimi i një grupi informal me ekspertë qeveritarë
- Bashkëpunimi me SEESAC për të mbajtur një bazë të përditësuar të dhënash të pikave kombëtare të kontaktit
Trajnimi, edukimi dhe formimi profesional
- Zhvillimi i programeve dhe ambienteve të përbashkëta të trajnimit
- Përfshirja e asgjësimit të armëve konvencionale dhe sigurisë fizike dhe menaxhimit të rezervave në konferencat e nivelit teknik
- Krijimi i grupeve informale të punës në fushat teknike, të menaxhimit dhe politikave
- Informimi i ligjvënësve dhe politikëbërësve mbi kërcënimin
Standardizimi
- Kryerja e një studimi gjithëpërfshirës mbi atë se cilat pjesë të rezervave kombëtare duhet të klasifikohen sipas standardeve të OKB-së