Seminari i 3-të i RASR-së
2 – 4 nëntor 2010, Sarajevë
Ky seminar ruajti zhvillimin afatgjatë dhe të koordinuar të një përqasjeje rajonale që do të gjejë zgjidhje për kërcënimet që paraqesin rezervat e tepërta, të paqëndrueshme dhe të pasiguruara ose ndryshe të rrezikuara të armëve konvencionale dhe municioneve që mbahen nga qeveritë e kombeve në Evropën Juglindore. Në Sarajevë, pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune që studiuan metodat e identifikimit dhe kapacitetet e çmilitarizimit të tepricave të municioneve të vendeve pjesëmarrëse, si dhe shqyrtuan efektet e ndryshme të shpërthimeve aksidentale në depot e municioneve. Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina ishin subjekte të dy rasteve studimore mbi mënyrën se si vendet në rajon dhe organizatat ndërkombëtare si OSBE, NATO, dhe PNUD mund të bashkëpunojnë për të konfrontuar me kosto më të përballueshme, më shpejt dhe me më shumë siguri stoqet e tepërta të armëve dhe municioneve. Grupi për Sigurinë e Municioneve (Ammunition Safety Group) i NATO-s dhe Qendra për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë (Center for Security Cooperation) RACVIAC ndanë informacion me vlerë. Çdo pjesëmarrësi iu dha një përmbledhje e botimit të Smalls Arms Survey, «Armët e tepërta në Evropën Juglindore: Politikat dhe praktikat shtetërore», që paraqet një analizë të përmbledhur e të përditësuar të sfidave të përbashkëta dhe mësime të vlefshme të nxjerra tashmë nga këto vende.
- Regjistrimi: Formulari i regjistrimit dhe Detajet administrative
- Axhenda
- Dokumenti i konceptit
- Materialet
- Pjesëmarrësit
- Fotografitë