Seminari i 1-rë i RASR-së
5 – 7 maj 2009, Zagreb, Kroaci
Në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut të shtatorit 2008, një nga shefat e mbrojtjes sugjeroi një përqasje rajonale për sfidat e përbashkëta të asgjësimit të municioneve të tepërta. Me shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në progres, një përqasje rajonale do të përmirësonte efikasitetin dhe do të zgjeronte burimet e kufizuara. Që nga viti 2006, shpërthimet e rezervave të municioneve në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi kanë shkaktuar një numër të madh viktimash dhe dëme të konsiderueshme, duke shpërngulur shumë civilë.