Instrumenti i pasojave për Protokollin e automatizuar të vlerësimit të sigurisë
- Instrumenti i pasojave për Protokollin e automatizuar të vlerësimit të sigurisë (versioni i NATO-s) të Bordit të Sigurisë së Eksplozivëve pranë Departamentit të Mbrojtjes (DDESB) – ASAP-X (N), Versioni Rev 3.0a
- Manuali i përdoruesit
E rëndësishme: Protokolli i automatizuar i vlerësimit të sigurisë në NATO – Eksplozivët (ASAP-X (N)): Ky është një instrument i lehtë në përdorim për përcaktimin e pasojave të pritshme për personelin dhe strukturat përreth si rezultat i një aksidenti/reaksioni që ka lidhje me municionet, bazuar në informacionet e përgjithshme që gjenden në AASTP-1. Përdoruesit ndërtojnë një skenar vlerësimi duke përcaktuar llojin e mundshëm të depos së shpërthimit (PES), sasinë neto të eksplozivëve (NEQ) dhe kategoritë e rrezikut (HD) që janë magazinuar në PES, të identifikohen depot e ekspozuara përreth (ES) dhe distanca e tyre nga PES-ja, objektet e ndodhura në ES dhe koston e zëvendësimit të ES-së. Instrumenti vlerëson skenarin PES–ES dhe ofron një paraqitje vizuale, të koduar me ngjyra, të pasojave për një aksident në PES (p.sh. viktimat dhe dëmet strukturore të ES-së), në një format që është i lehtë për t’u kuptuar nga një vendimmarrës, të cilit do t’i kërkohet që të pranojë rrezikun. Instrumenti nuk vlerëson më tepër se një PES në të njëjtën kohë, por në skenar mund të përfshihen shumë ES. Për shumë PES, instrumentit do t'i duhet që të riekzekutohet për çdo PES. Një tipar i shtuar është se instrumenti ofron një mënyrë për të bërë ndryshime te NEQ-të dhe për të lëvizur vendndodhjen e planifikuar të PES-së dhe/ose ES-së për të matur ndikimin e këtyre ndryshimeve për përmirësimin dhe përkeqësimin e pasojave të pritshme.
KUJDES! Është e rëndësishme që përdoruesit të kuptojnë se nëse plotësohen shumë fusha të informacioneve të futura për NEQ-të e HD-së në të njëjtën kohë, instrumenti nuk aplikon rregulla përzierjeje dhe grumbullimi të AASTP-1 në përllogaritjet e tij. Përdoruesi duhet të kuptojë rregullat e përzierjes/grumbullimit të AASTP-1 dhe të aplikojë rezultatet që dalin nga instrumenti ashtu siç duhet.
Kërkohen njohuri minimale: Përdoruesit duhet të kenë njohuri/të kuptojnë: sistemin e klasifikimit të rrezikut nga OKB-ja për klasifikimin e municioneve, (p.sh., HD 1.1 deri në HD 1.6); përdorimin/zgjerimin e këtij sistemi nga ana e AASTP-1 për qëllime të magazinimit; rregullat e përzierjes/grumbullimit për përzierjen e HD-ve të ndryshme së bashku në të njëjtën PES; dhe përcaktuesit e forcës strukturore të objekteve meqë ato do të ndikojnë në përzgjedhjen e PES-së. Informacione shtesë për këto fusha mund të gjenden në AASTP-1 të NATO-s, Botimi 1, Ndryshimi 3.
Kjo fletëllogaritëse është dhuratë e Bordit për Sigurinë e Eksplozivëve pranë Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (DDESB).