English | BCMS | Български | македонски | Română | Shqip | Slovenščina

Anëtarët e komitetit drejtues të RASR-së

   

International Trust Fund

ITF-ja për Rritjen e Sigurisë Njerëzore (ITF) është një organizatë humanitare dhe jofitimprurëse e themeluar nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë në mars të vitit 1998 me qëllimin fillestar për të ndihmuar Bosnje e Hercegovinën në zbatimin e marrëveshjes së paqes dhe për të dhënë ndihmë e mbështetje në rindërtimin e vendit pas konfliktit. Që prej krijimit të saj, ITF e ka zhvilluar dhe zgjeruar vazhdimisht misionin duke zgjeruar kështu fushën e veprimtarisë së saj dhe zonën gjeografike të ushtrimit të aktivitetit, me qëllim trajtimin e problemeve të një mjedisi në ndryshim për sa i përket sigurisë njerëzore, nevojave të vendeve përfituese dhe prioriteteve të komunitetit të donatorëve. Misioni i ITF-së është promovimi i rritjes së sigurisë njerëzore në vendet e prekura nga minat tokësore/eksplozivët e mbetur nga lufta dhe nga ndikime të tjera nga konflikti. Së fundmi, ITF ka zgjeruar operacionet e saj jo vetëm në të gjithë Evropën Juglindore, por edhe në Azinë Qendrore, Kaukazin Jugor, Afrikën e Veriut dhe atë Sub-Sahariane, Amerikën Latine dhe më gjerë në Lindjen e Mesme.
   

NSPA

Agjencia Mbështetëse e NATO-s (NATO Support and Procurement Agency - NSPA) është Agjencia e Integruar e NATO-s për Logjistikën dhe Ofrimin e Shërbimeve, e cila është një ndërthurje e Agjencisë së mëparshme të NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimet (NAMSA), Agjencisë së Evropës Qendrore për Menaxhimin e Linjës së Tubacioneve të Karburanteve (CEPMA) dhe Agjencisë së NATO-s për Menaxhimin e Transportit Ajror (NAMA). NSPA-ja është një agjenci e financuar krejtësisht nga klientët, e cila vepron sipas parimit «pa përfitim – pa humbje». Ajo ka punësuar një staf prej 1200 personash dhe selia e saj qendrore gjendet në Dukatin e Madh të Luksemburgut (Kapellen), me qendra operative në Luksemburg, Francë, Hungari dhe Itali. NSPA-ja është organi ekzekutiv i Organizatës Mbështetëse të NATO-s (NSPO), anëtare të së cilës janë të 28-të shtetet e NATO-s. Këto shtete përfaqësohen nga Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë (ASB) së NSPO-së, i cili drejton dhe kontrollon aktivitetet e NSPA-së. NSPA-ja i bashkon veprimtaritë mbështetëse të logjistikës dhe prokurimit të NATO-s në një organizatë të vetme, duke siguruar zgjidhje për mbështetjen të përbashkët shumëkombëshe për grupet e saj të interesit. Krijimi i saj ndodh brenda kuadrit të përqasjes së re të NATO-s ndaj shpenzimeve për mbrojtjen gjatë periudhave të vështira, e quajtur Mbrojtja inteligjente, element kryesor i së cilës është Mbështetja inteligjente.
 

RACVIAC

RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë është një organizatë akademike ndërkombëtare, e pavarur, jofitimprurëse, me pronësi rajonale, me misionin për nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mbi çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore përmes një partneriteti mes vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.
   

SEESAC

Zyra Qendrore e Evropës Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC) ka mandat nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për të mbështetur më tej të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe kombëtarë duke forcuar kapacitetin kombëtar dhe rajonal për të kontrolluar dhe reduktuar përhapjen dhe keqpërdorimin e armëve të vogla dhe të lehta, duke kontribuuar kështu në shtimin e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në Evropën Lindore dhe Juglindore.
   

Small Arms Survey

Small Arms Survey është një projekti i pavarur studimor me qendër në Graduate Institute of International and Development Studies në Gjenevë, Zvicër. Ai shërben si burimi kryesor ndërkombëtar i informacionit publik për të gjitha aspektet e armëve të vogla dhe dhunës së armatosur, si edhe si burim për qeveritë, politikëbërësit, studiuesit dhe aktivistët. Projekti ka një staf ndërkombëtar me ekspertizë në studime të sigurisë, shkenca politike, politikë publike ndërkombëtare, juridik, ekonomi, studime zhvillimi, zgjidhje konfliktesh dhe sociologji.